Po kërkon Rama që të “rrëzojë” Kurtin? Presidenti Meta: S’janë paranoja

Me këmbënguljen ndaj ”Open Balkan”, presidenti Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama po përcjell një mesazh të qartë që të dobësojë Kosovën. A kërkon Rama që të ”rrëzojë” Kurtin? Meta thotë se nuk janë paranoja.

“Mendoj se kjo ka si shkak një koncesion që është bërë për një politikë minuese ndaj kryeministrit aktual të Kosovës. Mendoj se këto nuk janë paranoja të askujt, por janë të vërteta. Me një mesazh të qartë që Kosova nuk do jetë një subjekt i pavarur në Kombet e Bashakuara.

Së dyti hedhja në gjyq e Haradinajt, është një fakt i rëndë që nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë dhe as marrjes në konsideratë të shqiptarëve. Kjo çështja e ”Ballkanit të Hapur” është e qartë që synon të dobësojë Kosovën. Këto lloje iniciativash përçarëse, synojnë të forcojnë regjimet autokratike në rajon”.

SHKARKO APP