Po ktheheshin në Greqi, familjes shqiptare i merr flakë makina në Levan- Tepelenë

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën Kras-Mallakastër paraditen e sotme.

Automjeti ishte në ecje në drejtim të Tepelenës kur papritur është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se në makinë po udhëtonte një familje emigrantësh shqiptarë dhe po shkonin në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin rruga kombëtare, Levan- Tepelenë, është e bllokuar pranë fshatit Krahës në afërsi të kufirit mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?