Po ktheheshin nga “Elbasan Arena”, kushërinjtë vdesin në aksident

Dy të rinj  nga Ballshi kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në Lushnjë.

Ngjarja është regjistruar rreth ores 00:30 të mesnatës në vendin e quajtur, rrethrrotullimin e Plugut, ku dy automjete tip “Benz”, njëri me targë AA 999 JU dhe tjetri me targë AA 898 JX, janë përplasur mes tyre.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme njëri nga drejtuesit e mjeteve, 33-vjeçari Erjon Brahimaj , ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë kushëriri i tij që ishte pasagjer në mjet Alban Brahimaj, 29 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas aksidentit në spitalin e Lushnjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se viktima po ktheheshin nga Elbasani ku kishin parë ndeshjen e Kombëtares me Portugalinë.

Policia ka ndaluar drejtuesit e mjetit tip “Benz” me targë AA 999 JU, Fatjon Berberi, 37 vjeç, banues në Berat si shkaktar te aksidentit.

Blutë bëjnë me dije se nga testi i alkoolit rezulton se Berberi drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?