Po ky deputet i PS pse nuk gjobitet?!
Partia Socialiste dhe Policia e Shtetit prej disa javësh ka nisur fushatën e përgjimeve dhe ndëshkimeve ndaj opozitës për shkeljen e rregullave të pandemisë. Çdo ditë ka gjoba ndaj përfaqësuesve të PD dhe LSI për zhvillimin e takimeve, si dhe mbi 1 mijë gjoba ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskë.
Ligji dhe pandemia po përdoren për terror ndaj qytetarëve dhe opozitës, por jo ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste.
Fotot më poshtë janë marrë nga faqja zyrtare në Facebook e deputetit të PS, Sadri Abazi. Siç shihet nga pamjet që ka përzgjedhur vet deputeti, përfaqësuesit e PS kanë zhvilluar takime me më shumë se 10 persona, në ambiente të mbyllura dhe pa maska. Policia bën sikur nuk i sheh këto pamje dhe deri më sot as Sadri Abazi dhe as pronarët e lokalëve nuk janë gjobitur, siç bëhet me qytetarët e zakonshëm.