Po lahej në det, mbytet 60-vjeçari në Durrës
Aktualitet E Mërkurë, 30 Qershor 2021 14:00
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.