”Po më shet me lekë”! Një 15-vjeçare denoncon nënën, kurse 4 nxënëse ngacmohen nga një burrë
Abuzimet seksuale me të miturit janë një shqetësim në rritje në vendin tonë, ku kohët e fundit denoncimet janë shtuar edhe brenda familjes. Një e mitur, 15-vjeç ka denoncuar nënën e saj 37-vjeçare se e ka nxitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave. Për këtë arsye, pas këtij denoncimi, kanë nisur hetimet për nënën 37-vjeçare.
Nga ana tjetër, një 37-vjeçar në Lushnjë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse të një gjimnazi. Katër nxënëset, secila 15 vjeçe, janë ngacmuar brenda perimetrit të sigurisë të institucionit shkollor.
B.B,37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, do të gjykohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.