Po me transportin publik ç’do të ndodhë?

Ende Shqipëria nuk është gati për të rinisur jetën normale, pasi pandemia e Covid-19 është aktive. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu flet në lidhje me rregullat e reja përsa i përket lëvizjes pas datës 11 maj. Deri më tani, qytetarët kanë mundur të levizin me automjetet e tyre private vetëm përmes autorizimit, por pas datës 11 maj, do të mund të levizin lirisht.

“Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra, por po shikohet për të gjithë qarqet”.

Përsa i përket transportit publik, një shqetësim shumë i madh për qytetarët që jetojnë larg nga vendet e tyre të punës, Manastirliu shtoi se do të jenë të fundit që do të hapen.

“Transporti publik do të vazhdojë të jetë i mbyllur. Po vlerësohet për t’u hapur në fazën e fundit”. Një datë fikse nuk ka ende as për hapjen e kufijve, por numri i të riatdhesuarëve do të fillojë të shtohet prej datës 18 maj.

SHKARKO APP