“PO na përgjojnë për vota”, deputeti i PS: Kemi strukturat, patronazhi ndodh edhe në vende të tjera

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ervin Bushati u shpreh se PS është një parti e madhe dhe e ka një strukturë ku mban të dhënat e saj.

Bushati: Ne jemi një parti e madhe dhe e mirëorganizuar. Jemi vite dritë larg nga partia e dytë. Kemi strukturat tona se si i mbajmë të dhënat. Kemi një sistem shumë të mirë që menaxhohet shumë mirë.

Në çdo vend të botë s’ka njerëz që marrin në patronazh njerëz dhe votues. Politika është edhe punë, gjë të cilën e harrojnë edhe kundërshtarët tanë. Nëse ka nisur një hetim shumë mirë, të vazhdojnë dhe të hetojnë.

Çdo javë ne kemi ndonjë çështje që bëhet e famshme mediatikisht. Këto janë puce të vogla që bëhen nga minoranca. E thash që organizmi politik në fillim është punë dhe jo pasion që thua se ke 2 vajza të bukura aty.

SHKARKO APP