Po pastronte armën, punonjësi i Gardës qëllon veten në këmbë dhe dorë
Një punonjës i Gardës së Republikës është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, ku i riu ishte duke pastruar armën e shërbimit.
Policia bën të ditur se rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në QSUT shtetasi F. S., 28 vjeç. Plumbi i shkrepur e ka kapur në dorë dhe në këmbë.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F.S, 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.