Po pastronte dritaren e banesës, gruaja humb ekuilibrin dhe bie nga kati i 6-të

Një 68-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë këtë të enjte, pasi është rrëzuar nga dritarja e banesës së saj në katin e gjashtë. Policia e Tiranës thotë se paraprakisht dyshohet se ajo po pastronte dritaret, dhe se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. ”Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?