Po pastronte plazhin e Pogradecit, fadroma godet pushuesin! Niset me urgjencë në spital
Një pushues ka mbetur i lënduar në Pogradec, pasi është goditur nga një fadromë në vendin e quajtur Plazhi.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.