Po pinte kafe, ekz*kutohet 42-vjeçari në Lezhë. Dyshohet hakmarrje për vr*sjes e Ardian Nikulajt
42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj teksa ishte duke dalë nga lokali, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat në fshatin Balldren në Lezhë.
Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje tregojnë një hakmarrje e mundshme mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit Ardian Nikulaj që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.
Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant. Përgjatë viteve 1997 deri 1999 janë kryer disa vrasje dhe plagosje mes palëve, ndërsa Nikulaj i cili nuk u mor kurrë në pyetje për këto raste, u vra mbi 20 vite më vonë.
KOHA JONË SONDAZH

