“Po pres shumë për Green Card-in, ku të pyes ç’po bëhet me mua?”
Avokati amerikan Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve shqiptarë që duan të emigrojnë në SHBA:
Një lexuese nga shkruan:
Unë jam martuar me shtetas amerikan dhe ne aplikuam sëbashku për green card-ëntime . Aplikimi nuk është aprovuar akoma nga Emigracioni. Ndërkohë pritja po bëhet ekstremisht e gjatë. Unë nuk e kam idenë se ç’bëhet. Jam e shqetësuar se statusi im ka skaduar dhe unë ende nuk kam green card. U përpoqa të kërkoj takim nëpërmjet Infopas-it në internet për rastin tim, mirëpo mora një mesazh që thoshte se zyra e Nju Jorkut nuk pranon më kërkesa për takime,( walk in) dhe as të planifikuara në internet. Atëhere si ta mësoj se ç’bëhet me dokumentat e mia? Mos ka ndonjë problem me to?
DS
Bronx, NY
Mardhëniet me Emigracionin (USCIS) shpesh janë të lodhshme për të gjithë ne. Ne avokatët e emigracionit e dijmë prej kohësh këtë. Punët po ndërrojnë sërish. Planifikimi nëpërmjet infopass-it i një takimi online, ishte një metodë vetëshërbimi që e ndihmonte emigrantin për zgjidhjen e problemit, pa asistencën fizike të një përfaqsuesi të Emigracionit. Kjo metodë efikase në ndihmë të emigrantit kohët e fundit nuk ka qënë në funksionim.
Tani, USCIS po i jep fund vetëplanifikimit të takimeve nëpërmjet infopass-it, në të kundërtën e nxit emigrantin që të marrë informacion rreth statusit të tij përmes qëndrës së kontaktit të USCIS. Emigracionit deklaron që shërbimet për rastet e vonuara janë përmirësuar dhe i japin mundësinë aplikantit që të kërkojë shërbim urgjent për të kontrolluar statusin e dokumentave të tij pa qënë nevoja të shkojë në zyrat e emigracionit.
Kushdo mund të gjejë informacion mbi shërbimet e emigracionit dhe të bëjë pyetje rreth rastit të tij konkret në online në adresën: https://egov.uscis.gov/casestatus/ pa qënë nevoja për vizitë në zyrë apo bisedë telefonike. Nëse keni pyetje lidhur me aplikimin tuaj, mund të kontrolloni rastin tuaj(your case status); të ndryshoni adresën nëpërmjet internetit, të shikoni kohëzgjatjen e procesit , të pyesni për zgjatjen normale të procesit, dhe të regjistroheni për rifreskimin automatik të lajmeve të reja për rastin tuaj.
Nëse arrihet në konkluzionin që indivi ka nevojë për intervistë me përfaqsuesin e Emigracionit, atëhere personeli i Qendrës së Kontaktit e ndihmon për caktimin e kohës së takimit. Individët që kërkojnë takime me infopass mund të lidhen me qendrën e kontaktit (tel. 1-800 375 5283). Nën këtë sistem vendimi se kur do bëhet intervista(takimi) është në dorën e zyrës dhe jashtë kontrollit të emigrantit. Kështu, edhe në situatat në të cilat një person dëshiron apo ka nevojë për një takim me infopass, nuk ka kontroll të plotë për datën e takimit, sepse ajo i është lënë përfaqsuesit te USCIS i cili edhe mund ta refuzojë takimin.
Takimet mundet gjithashtu të kërkohen edhe në zyrat lokale nëpërmjet via website në adresën
www.my.uscis.gov/help/schedule
Gjithashtu ka edhe link për statuse të ndryshme të Emigracionit ku mund të gjeni informacionet që u interesojnë shikoni në fund të faqes ku thotë: ” Në qoftë se kërkoni ndihmë për ndonjë dokument si pasaportë, apo formularë për “advance parole” ose në raste emergjence, telefononi Qendrën e Kontaktit të USCIS në numrin 1 800 375 52 83”.
Avokatët e Emigracionit besojnë që USCIS po bën përpjekje për ta bërë më efikas procesin e caktimit të takimeve nëpërmjet infopass.
Avantazhi i sistemit të ri qëndron në atë që i adreson individët në nevojë urgjente e raste të komplikuara,drejt për së drejti tek Qendra e kontaktit , duke “bërë vënd” për më shumë takime via infopass./Gazeta Illyria
KOHA JONË SONDAZH

