Po punonte me vinç, humb jetën 30-vjeçari, djali i administratorit të një firme mermeri

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shijakut.

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në punë në ambientet e një firme ndërtimi në administrim të shtetasit A.D.

Sipas policisë, shtetasi E.D. ishte duke punuar në vinç, ku aksidentalisht ka rënë dhe ka humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se 30-vjeçari është djali i administratorit, shtetasit A.D.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?