Po punonte në rikonstruksionin e një banese, ndërron jetë 66-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Tragjedia ka ndodhur në provincën e Veronës, ku K. Aliraj, 66 vjeç ishte duke punuar në katin e dytë të një banese që po rinovohej dhe ka rënë nga çatia duke humbur jetën.

Sipas asaj që shkruante mediat italiane, ai po punonte në një kantier të një firme private e cila po rikonstruktonte një banesë në zonën e Malcesine.

Rënia nga një lartësi më shumë se tre metra i ka marrë jetën me menjëherë 66-vjeçarit shqiptar, duke e bërë të kotë ndërhyrjen e shërbimeve të urgjencës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 të mesditës së djeshme, 24 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?