Po riparonte defektin, ndërron jetë elektricisti në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një fshat të Elbasanit, ku një elektricist, A. Toromani, 62 vjeç ka humbur jetën gjatë kohës që po punonte për riparimin e një defekti në fshatin Muçan të Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

SHKARKO APP