“Po rrahin qytetarët”, PD denoncon dhunën në Policinë e Tiranës

Partia Demokratike me anë të një deklarate publike për mediat denoncon faktin se policia po ushtron dhunë ndaj qytetarëve të shoqëruar gjatë pasdites.

Qytetarët janë shoqëruar për arsye se kanë shkatërruar kërpudhën e Edi Ramës dhe diskon e ngritur nga ai në hyrje të kryeministrisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës policore ndaj kundërshtarëve politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrahja dhe keqtrajtimi i protestuesve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot kryehajdutin Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar.

Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit, po shoqëron, dhunon dhe po ushtron presion ndaj protestuesve, do të mbajë përgjegjësi personale. Ne nuk do ta harrojmë këtë!

PD falënderon çdo qytetar pjesëmarrës në protestë, që sakrifikoi sot diçka nga vetja për t’i shërbyer misionit madhor të çlirimit të qeverisjes nga një grusht hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh, që ka marrë peng vendin.

16 Shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit nga Kryeministri hajdut. Fundi i tij është i pakthyeshëm!

Shqiptarët treguan sot se, të bashkuar, mund ta mposhtin të keqen! E enjtja është shumë afër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?