Po rritet numri, kemi hyrë në muajin e ngjitjes. 16 raste të reja sot. 259 veta në total
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri total i të prekurve, që nga nisja e epidemisë është 259 persona të prekur.
Në krahasim me ditët e tjera, dje dhe sot është shënuar një rritje e numrit të të prekurve. Rritja e shifrave do të thotë se Shqipëria ka hyrë në muajin e rritjes së kurbës së të prekurve. Në total janë kryer 1823 testime.
Presidenti Meta ka bërë thirrje qeverisë që të bëjnë më shumë testime institucionet përgjegjëse të shendetsisë, në mënyrë që të izolojmë sa mundemi rrezikun e rritjes në progresion gjeometrik të rastëve. Por frika e specialistëve epidomologë mbetet se muaji prill do jetë shumë i rrezikshëm në rritjen e të prekurve.
E megjithatë një e dhënë pozitive ku numri i personave të shëruar është rritur, por shqetësuese mbetet që 7 pacientë janë në trajtim intensiv.
Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik deklaroi se “deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”.
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67”,– tha Silvia Bino.
Harta e të prekurve nga koronavirusi zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/572962823305626/?epa=SEARCH_BOX
Lexoni edhe…
Shqipëria me 6 teste për 10 mijë banorë…: “s’mund te fiket zjarri me sy mbyllur…”!
DW: Do vijë kriza e bukës dhe ushqimeve, shtetet prodhuese po bllokojnë eksportet e tyre
Luan Rama i përgjigjet ashpër Spiropalit: 30 mjekët në Itali janë heronjtë e mi
Tabaku publikon raportin: Ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara në botë nga COVID