Po “shfarosen” pulat! Brenda 5 viteve, 1.1 milion krerë më pak, minus 19 milionë vezë

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se vitet e fundit numri i shpendëve ka shënuar një rënie të konsiderueshme në 5 vitet e fundit. Rënia është me 1.1 milion krerë më pak e këtë rënie “peshe” në grupin e shpendëve e mbajnë vetëm pulat.

Nga 5.9 milion krerë në vitin 2013, numri i pulave në Shqipëri në vitin 2017 ka rënë në 4.8 milion krerë, raporton portali ekonomik SCAN.

Ky pakësim ka ndikuar edhe në rënien e numrit të vezëve të prodhuara, ku rezulton se në 5 vite janë 19 milionë kokrra vezë më pak. Në vitin 2013, në Shqipëri u prodhuan 830 milion vezë ndërsa në vitin 2017 numri ka rënë në 811 milion vezë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?