Po shkonin të vrisnin? Gjykata lë në burg mikun e “Rrumit të Shijakut”

Këtë të martë, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Aldi Mustafën dhe Klevis Kurdiun. Dy personat u arrestuan nga policia e Durrësit mbrëmjen e 30 shtatorit në zonën e ish-Kënetës.

Nga kontrolli që u bë iu gjet një armë pa leje në makinë që i përkiste Aldi Mustafës. Të dy po shkonin të kryenin një vrasje.

Mustafa është një emër i njohur për drejtësinë. Më herët në muajin prill, ndaj tij u vu një sasi tritoli në makinë, ku për fat nuk pati të lënduar. Ai njihet edhe si bashkëpunëtor dhe mik i “Rrumit të Shijakut”.

SHKARKO APP