Po ”shuhet” Shqipëria? Dhamo: Nuk na duhen më shkolla, por azile

Kriza e largimit të shqiptarëve jo vetëm rruga me gomone, por sidomos të rinisë për një jetë më të mirë sesa ofron vendi ynë, është fakt dhe shifrat flasin vetë. Në vitin 2019, Instituti i Statistikave publikoi një studim sipas së cilit pritej që në rastin më të keq, në 2022-shin të lindnin mbi 27 mijë bebe. Por në 2022 ka 25 mijë e 570 lindje të reja, mbi 2 mijë më pak se në skenarin më të zymtë.

“Kjo do të thotë që ne nuk duhet të mendojmë më për kopshte apo çerdhe por për azile dhe shtëpi të kujdesit e të moshuarve. Kjo pasi shumë shpejt popullsia do të shkojë drejt kësaj nevoje”, thotë pedagogia Eris Dhamo për ”A2 CNN”.

Sociologët pohojnë se nëse qeveria nuk ngre mekanizma për ndaljen e shpopullimit, vendit do i mungojnë mijëra vetë në pak vite. “Për një çift të ri është gati e pamundur blerja e një apartamenti me këtë nivel pagash. Orientimi i politikave fiskale e monetare drejt lehtësimit të barrës nga taksat te çiftet e reja mund të jetë një tjetër mekanizëm”, thotë Dhamo.

Rënia e lindshmërisë nga njëra anë dhe me vdekjet në nivele ende të larta ka bërë që shtesa natyrore vitin e shkuar të jetë më e ulëta në histori.

SHKARKO APP