Po tenton Rusia që të shpëtojë ”spiunen” e kapur në Gramsh?
Svetlana Timofeva e cila dyshohet për spiunazh, pasi u kap në uzinën e Gramshit duke e fotografuar atë, mund të largohet nga Shqipëria. Kjo pasi Rusia duket se po tenton të shpëtojë shtetasen e saj, Gjykata e Rrethit Meshchansky në Moskë ka lëshuar fletarrestim për të e cila është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.
Më 21 gusht, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte ndaluar dy shtetas rusë dhe një shtetas ukrainas pranë një uzine ushtarake në Gramsh. Një shtetas rus ka hyrë në territorin e objektit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Timofeeva publikoi raporte mbi fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shkatërruara, bunkerët dhe zona ushtarake të braktisura.
Referuar Gjykatës së Meshchanskyt, ajo u arrestua në mungesë për veprat penale “marrja e paligjshme nga një grup personash e informacionit që përbën sekret shtetëror me rrëmbim, mashtrim, shantazh, shtrëngim, kërcënim për dhunë ose në çdo mënyrë tjetër të paligjshme”.
KOHA JONË SONDAZH

