Po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona në Korçë

Pesë shtetas janë arrestuar në flagrancë në Korçë pasi u kapën duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për shtetasit M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të tre banues në Laç, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Zëmblak, duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 1000 euro, 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

E. Xh., 21 vjeç, banues në Pogradec dhe F. D., 24 vjeç, banues në Korçë, të cilët në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën nga Policia duke transportuar me një mjet në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 500 euro, 3 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP