Po transportonin kokainë me makinë. Si u arrestuan tre persona, mes tyre edhe babë e bir

Tre persona janë arrestuar, pasi u kapën me një sasi kokaine. Kështu, policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Tapiza”, personat u kapën duke transportuar një sasi prej 1 kg e 300 gram kokaine.

Siç shihet nga fotoja droga ishte fshehur në kroskotin e makinës, ndërsa pakot mbanin emrin “London”.

Të arrestuarit janë:

A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP