Po transportonte 34 sirianë për në Kosovë, arrestohet 40-vjeçari nga Elbasani

Foto ilustruese

Një 40-vjeçar u vu në pranga nga policia e Elbasanit në kuadër të operacionit policor të koduar ”Krasta”, për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Shtetasi V.K u kap nga policia duke transportuar me mjetin e tij 34 sirianë, dhe do t’i dërgonte në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

”Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme”, informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?