Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Pogradec

Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi po transportonte gjashtë emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit.

I riu me iniciale E. V. banues në Kamëz të Tiranës në bazë të vazhdimit të operacionit “Perimetri 189”, u kap në dalje të qytetit të Pogradecit duke transportuar emigrantët me një mjet tip “Opel”.

Ai u kishte premtuar atyre kalim drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?