Po transportonte rreth 1 ton drogë, arrestohet shqiptari në Janinë

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestu në Janinë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se shqiptari po transportonte 951.65 kg kanabis Indian. Sasia e drogës u gjet në kryqëzimin Eleousa mga autoritetet e anti-drogës së Janinës.

I arrestuari dyshohet se transportoi kanabisin brenda një furgoni të mbyllur, të cilin policia e ndaloi për kontroll. Arrestimi i shqiptarit dhe sasia e drogës së sekuestruar po hetohet nga Departamenti i Janinës i Divizionit të Prokurorisë së Drogës në Sigurinë e Brendshme.

Po ashtu, autoritetet po punojnë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjete trafikimi të drogës. Kufiri shqiptaro-grek është një nga pikat kyçe për kalimin e lëndëve narkotike, gjë e cila ka bërë që të angazhohen dhe forcat policore europiane të FRONTEX.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?