Po udhëtonte me gruan drejt Greqisë, si u zbulua droga në makinën e 40-vjeçarit me precedent penal

Një automjet me një sasi të konsiderueshme droge është ndaluar sot në Qafe-Botë.

Burime për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Shpresa Dine bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arsen Hoxha, rreth 40-vjec, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij drejt Greqisë.

Po ashtu mësohet se mjeti po i nënshtrohet kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, ndërkohë që detajet pritet të bëhen publike në orët në vijim. Po ashtu drejtuesi i mjetit, Hoxha, është arrestuar dhe më parë në vitin 2014 për trafik klandestinesh në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?