Po udhëtonte me motor/ Humb jetën në aksident një 20-vjeçar shqiptar në Itali

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Padova, ku si pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte me motor kur për shkaqe momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës.

Në atë moment, ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte impaktin me motorin

Mësohet se 20-vjeçari i identifikuar si Alfred Vocaj, ishte duke shkuar për të punuar në pjesën e unazës me motorin e tij.

I riu shqiptar gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Dyshimet paraprake të hetuesve janë se 20-vjeçari mund të ketë përfunduar në kahun e kundër të rrugës pasi u godit nga një makinë tjetër, megjithatë hetimet për rastin vijojnë.

SHKARKO APP