Po ulet mosha e hyrjes për herë të parë në internet
Ngacmimet dhe abuzimet seksuale me të mitur ashtu si në mbarë botën janë kthyer në shqetësim edhe për Shqipërinë. Eksperti për mbrojtjen e fëmijëve nga UNICEF thotë se në vendin tonë problem mbetet niveli i ulët i raportimeve.
David Gvineria: Gjenerata e prindërve, që kanë thuajse të njëjtën moshë sa unë nuk janë shumë familjarë me internetin dhe ata nuk e kuptojnë çfarë ndodh ne internet, është një fushë krejt e re për ta. E dyta arsye pse kemi nivel të ulët të raportimeve është se abuzimi seksual është çështje shumë private dhe sensitive dhe ne nuk e kemi të lehtë të flasim për të.
Më te ekspozuar ndaj këtij fenomeni, fëmijët i bën përdorimi i internetit dhe qëndrimi gjatë në botën virtuale.
David Gvineria: Çdo vit mosha e fëmijëve që hyjnë për herë të parë në internet është duke u ulur. Nëse tani mosha e përafërt është 9 vjeç, për dy apo tre vite do të kemi 7 apo 8 vjeçarë që do hyjnë online në internet. Perafërsisht fëmijët shpenzojnë 3 orë në ditë për të lundruar në internet.
Më shqetësues është fakti që 16% e të miturve takojnë persona të panjohur, me të cilët kanë komunikuar përmes internetit.
David Gvineria: Fëmijët nuk ndihen komod të flasin me prindërit për diçka që i ka shqetësuar në internet, ata fillimisht flasin me miqtë sepse ndihen të frikësuar dhe mendojnë se prindërit nuk mund ti kuptojnë.
Ekspertët apelojnë prindërit që të komunikojnë më tepër me fëmijët e tyre, duke krijuar besim tek ta.
KOHA JONË SONDAZH

