”Po, unë e bëra”, 17-vjeçari pranon vr*sjen e Bledar Dedjas. Shkak lidhja homose*suale?

17-vjeçari i arrestuar nga policia Italiane për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në një pyll, ka pranuar krimin. “Po, unë e bëra”, ka thënë i mituri, ndërsa nuk ka bërë të ditur motivin.

Rrethanat që çuan në takimin fatal mes të dyve nuk janë ende plotësisht të qarta, por nuk mund të përjashtohet që i mituri të mund të ketë pasur lidhje homoseksuale me Dedjan, duke qenë se kishte pasur probleme familjare të lidhura me një “jetë të dyfishtë”.

Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik me 21 Janar. Trupi ishte në një pellg gjaku pak metra larg Mercedes-it të tij B-Class.

SHKARKO APP