Po vijnë prokurorët amerikanë për arrestimet e mëdha

 

 

Në Shqiperi klasa politike në pjesën dërmuese është e korruptuar.  Ndaj me sa duket insistimi i ambasadorit amerikan Lu po sjell prokurorë amerikanë që të bëjnë arrestime në kupolen e politikës shqiptare. Sinjale të forta po lënë përditë e më shumë të kuptohet se ShBA po fillojnë të marrin në duar luftën kundër koŕrupsionit në Shqipëri. Jo vetëm përmes deklaratave por edhe me akte konkrete. Në numrin e saj të sotëm gazeta Mapo njofton ardhjen e një prokurori nga përtej Atlantikut. "Prej një jave, një prokuror federal shqiptaro-amerikan po asiston njësinë “Task Forcë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është Gjon Juncaj dhe ka një eksperiencë të gjatë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i fokusuar në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda".
Por ky nuk është fakti i vetëm. Njësia antikorrupsion në prokurori është ngritur me njerëz "të rekrutuar" nga amerikanët.
Aktualisht, pjesë e Njësisë Antikorrupsion janë pesë prokurorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë trajnuar për vite me radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror. Madje ne konferencen e luftes kunder droges ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se policisë shqiptare do t’i bashkohet edhe një ekspert i FBI-së, i cili do të asistojë në krijimin e Byrosë Federale të Hetimit.
"Një prokuror federal po ndihmon Njësinë Antikorrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një agjent i FBI-së pritet të vijë javën e ardhshme për të punuar me policinë shqiptare, ndërsa ekspertët amerikanë po ndihmojnë në hartimin e ligjit për Byronë e Hetimit”, – tha ambasadori amerikan në takimin e tri ditëve më parë.

Përfaqësuesit e ShBA po tregojnë kujdes të veçantë edhe për reformën në drejtësi. Ajo mbikqyret prej tyre ndërsa mes grupeve që.punojnë për hartimin e saj, vetëm ai i paketës antikorrupsion nuk drejtohet nga shqiptarë por nga një përfaqësues i ShBA se dhe një i BE-së. Madje në paketën e re ligjore që po hartohet mesohet se do tu lejohet edhe prokurorëve të huaj të hetojnë në Shqipëri. Kështu duket qartë se amerikanët po i kapin të gjitha pikat kyçe te luftës kundër korrupsionit. E vetmja dilemë që mbetet është deri sa larg do të shkojnë…

SHKARKO APP