Po vjen vjeshta, zonat ku sot do të ketë reshje shiu
Duket se ditët me diell, po i lënë radhën temperaturave të vjeshtës. Sot do të kemi një mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb vetëm në zonën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.