Pogradec – 15 vjeçarja rrëfen përdhunimin: Nuk tregova se më vinte turp
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ne fshatin Velcan, ku një e mitur 15-vjeçare është përdhunuar nga një 55-vjeçar dhe si pasojë ka ngelur shtatzënë.
Denoncimi u bë nga vetë e mitura, e cila akuzon 55-vjecarin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas denoncimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin e 55 vjeçarit Ligor B, banues në Njësinë Administarive Velçan.
E mitura ka deklaruar se abuzimi ka ndodhur në muajin mars të këtij viti nga fqinji i saj në një moment që ka qenë e vetme në shtëpi.
Fillimisht 15 vjecarja nuk ka pranuar të tregojë se kush ishte babai i fëmijës po pas presionit të familjes ka treguar se ishte abuzuar nga 55- vjeçari i cili siç është shprehur vajza e kishte ngacmuar edhe me parë
Xh.B: Erdhi në dhomë ku isha dhe me kapi me dhunë. Nuk tregoja se më vinte turp nga fshati. Kur mu rrit barku me kuptoi mami. Shkova të infermieria e fshatit dhe me tha qe jam shtatzënë. Kërkoj të dënohet.
15 vjecarja nxënëse e klasës së 9-të është marrë në pyetje në prani të psikologes, por fillimisht asaj i është kryer edhe një ekspertizë psiqike ku ka rezultuar e aftë mendërisht.
55-vjecari njihet nga banorët e fshatit Velçan si një njeri i qete dhe jo problematik ai është i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Mësohet se 55 vjeçari nuk e ka pranuar veprën për të cilën akuzohet.
Ai ka thënë në polici se ishte i shokuar nga akuza që I bëhet dhe më familjen e të miturës kishte marrëdhënie miqësore. Por gjithçka pritet të sqarohet pas kryerjes së analizave te AND-së që do ti bëhen foshnjës. 55 vjeçari pritet të dale para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndërsa akuzat që rëndojnë mbi të është kryerja e “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.
Policia sqaron: “Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzënë”.