Pogradec, fshati pa ujë prej tre dekadash: U lodhëm me të tëra qeveritë

Vetëm 17 kilometra nga qyteti i Pogradecit, banorët e fshatit Blacë prej 3 dekadash vuajnë nga uji i pijshëm.

 “S’kemi pasur asnjëherë” thotë një banorë.

Më shumë se 1000 banorët e këtij fshati, kanë hapur puse për të pirë uji, ndërsa kur ato ndalojnë, huazojnë nga njëri-tjetri.

Thonë se premtime marrin sa herë ka zgjedhje, ndërsa pas tyre nuk i njohin më politikanët.

“U lodhëm me të tëra qeveritë. Sa herë vijnë për vota u kërkojmë vetëm ujë të pijshëm e ujë për vaditje. Na premtojnë. Sa marrin vota, e më pas atë deputet nuk e sheh më as e gjen më“

Edhe pse tokat kanë nisur duke u punuar, shpresa që do të ketë prodhime janë të pakëta për shkak të mungesës edhe të ujit për vaditje.

Edhe pse kanë bërë disa herë kërkesa në institucione, Bashkia Pogradec e drejtuar nga Ilir Xhangolli i ka lënë këta banorë pa asnjë zgjidhje.

SHKARKO APP