Pogradec, mjeti përplas rëndë 75-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Një aksident me pasojë plagosjen në gjendje të rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Gështanjas të Pogradecit. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Reoland Fasho, 30 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, me targë AA565OY, ka aksidentuar shtetasin Q.Y, 75 vjeç, banues në fshatin Gështenjas.
I moshuari në momentin që është përplasur nga automjeti ishte duke lëvizur me një biçikletë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Pogradecit, i dëmtuari u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkoi policia për të nisu hetimet rreth zbardhjes së rrethanave të aksidentit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi Reoland Fasho është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

