Pogradec, policia masa të shtuara në kuadër të sezonit turistik. Fokusi makinat e shtrenjta
Në kuadër të sezonit turistik që është në kulmin e tij, Policia e Pogradecit ka vendosur masa të shtuara edhe fundjavës, e cila ka sjellë me mijëra mjete në juglidnje të vendit.
Sipas të dhënave nga policia, kontrollet e automjeteve po kryhen për persona në kërkim, armëmbajtje pa leje apo edhe për lëndë narkotike. Fokusi janë makinat e shtrenjta dhe me xhama të errësuar.
“Këto janë kontrolle para fundjavës në mënyrë që të sigurojmë rendin dhe mbarëvajtjen e sezonit”, thanë burimet pranë komisariatit të Pogradecit.