Pogradec/ Rinisin kërkimet për peshkatarin e mbytur

Polumbarët kanë rinisën sot kërkimet për peshkatarin, Gëzim Seitllarin, i mbytur në liqenin e Pogradecit. Kërkimet po vijojnë vetëm me varka në breg të liqenit dhe nuk po vijojnë kërkime nën ujë për shkak të motit.

53 vjeçari ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

 

Gezim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Dallgët e liqenit mendohet të kenë qene shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato dite ka patur mjaft dallge ne liqen. Familjaret e alarmuar prej vonesës se tij kane dalë rreth orës 09:30 te mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

SHKARKO APP