Pogradec, sherri me gruan, hipën mbi oxhak dhe tenton vetëvrasjen

Një djalë në moshë të re, tentoi sot pasdite vetëvrasje publike duke hipur në majën e oxhakut të një fabrike tek zona industriale në lagjen nr 1 të qytetit Pogradec.

S.T., 31 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi oxhakun e fabrikës që gjendet te zona industriale e qytetit dhe vendimin tha se e kishte marrë për t’i dhënë fund jetës në këtë mënyrë të dhimbshme, duke u hedhur nga lartësia disa dhjetëra metra.

Policia dhe familjarët e tij pas disa minutash negociatash e bindën atë të zbriste nga oxhaku, duke shmangur tragjedinë.  

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë motivet që e shtynë 31-vjeçarin të merrte një veprim të tillë, teksa ai ndodhet aktualisht në komisariat dhe po merret në pyetje.

Sipas banorëve të lagjes, 31 vjeçari nga Homezhi i Mokrës por banues në lagjen 1 kishte qenë i pirë dhe ishte grindur me bashkëshorten e tij. Pas kësaj ai ka hipur në oxhakun e fabrikës ku kërcënonte të hidhej nga atje.

SHKARKO APP