Pogradec: Zjarr në banesë, shpëton mrekullisht 69-vjeçari

Një 69-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Rinia” të qytetit të Pogradecit në një pallat.

Sotir Pisquri ka qenë duke gatuar por në një moment e kishte zënë gjumi dhe tenxherja me të cilën gatuante ka marrë zjarr duke shkaktuar tym në banesë e për pasojë ai ka rënë në gjendje të fikti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë komshinjtë që njoftuan zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në kohë kanë hapur derën dhe kanë shpëtuar 69-vjeçarin që u transportua në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht banesa nuk ka pasur dëme pasi nuk ka pasur shpërthim të flakëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?