Pogradec,Fatos Nano me tre islamikë ithtar të Bin Ladenit?

 

 

Në web-e dhe në rrjetet sociale po shkruajnë gjithfarë komentesh për këtë foto të Fatos Nanos (shiko foton).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish –kryeministri socialist është nën shoqërinë e tre personave, të tre me mjekër të gjatë. Në profilin e Nanos sqarohet se ai është “Me përfaqësues të shoqatës angleze Welfere në Pogradec!”. Në disa portale thuhet se në krahun e djathtë ai ka Zakir Naik, një vahabist indian, një ekstremist që e ka shprehur publikisht mbështetjen për Osma Bin Laden. Por në internet ka me dhjetëra shkrime të mediave britanike, sipas të cilave Naik nuk lejohet të hyjë në Britaninë e Madhe, për shkak të qëndrimeve të tij ekstremiste ndaj SHBA –ve, Mbretësisë së Bashkuar dhe Perëndimit. Dhe emri i Zakir Naik nuk figuron në faqen e shoqatës Welfere http://www.welfareassociation.org.uk/ , çka i bën të dyshimta aludimet se ai është personi që ndodhet në krah të ish –kryeministrit shqiptar. Welfere është një shoqatë që mbështet projektet humanitare dhe të zhvillimit për palestinezët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Administratorët e profilit të zotit Nano në Facebook nuk i kthyen përgjigje pyetjeve të mediave nëse personi në krahun e djathtë të ish –kryeministrit është Naik Zakir, një prej ideologëve salafistë më me influencë në Indi. Mos përgjigja e Nanos mund të jetë se fotoja mund të mos jetë e vertetë. Ndërkohë Nano është i zënë këto ditë me gjyqin për pronën e Xhoana Nanos tek stadiumi "Dinamo" ku bashkia e Tiranës i ka dërguar shkresë për prishje kontrate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?