Pogradeci çel sezonin turistik

Qyteti i Pogradecit është gati për të mirëpritur pushuesit. Këtë të shtunë përmes një ceremonie të shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, ekspozita në pikturë dhe gatime të ndryshme është çelur zyrtarisht sezoni turistik.

Pogradeci e nis stinën e ngrohtë me miq vendas e të huaj.

Kreu i Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri edhe kryetari i Strugës e kanë vlerësuar qytetin për turizmin e veçantë që ofron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si çdo vit, nuk kanë munguar as elementët e traditës ku nje grup artizanesh nga Pogradeci dhe rrethinat kanë paraqitur punimet e tyre të veçanta, duke ngjallur kureshtjen e pjesëmarrësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoninë festive nuk kanë munguar as gatimet tradicionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?