Pogradeci futet në hartën e COVID, mbyllet konsultorja
Pas tre rasteve pozitive që u shënuan sot, duke e futur qytetin në hartën e të prekurve, në Pogradec është mbyllur konsultorja e fëmijëve. Një mjek dhe dy infermiere të kësaj qendre rezultojnë të infektuar, ndërsa përgjigjet për pjesën tjetër të personelit kanë rezultuar negative
Sipas burimeve 11 punonjës të konsultores së fëmijëve në Pogradec janë karantinuar. Ndërkohë që njësia vendore e kujdesit shëndetësor ditën e sotme ka marrë tamponë të tjerë të personave të kontaktit si familjarë por dhe nënave dhe fëmijëve që janë vizituar pranë kësaj qendre shëndetësore ditëve të fundit.
Zyrtarisht nuk bëhet me dije se si janë infektuar tre punonjësit, por nuk përjashton mundësinë që të jenë transmetuar nga nëna të cilat kanë shkuar për të kërkuar shërbim mjekësor për fëmijet e tyre në këtë konsultore.