Pojana: 5 maji, thirrje për të zgjuar vetëdijen kombëtare

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana, përmes një postimi në facebook, tregon se ka bëër homazhe në Pezë, ndaj dëshmorëve të atdheut. Në mesazhin e tij, Pojana thotë se 5 maji është thirrje për të zgjuar vetëdijen kombëtare. ”Unë jam krenar për orgjinën time dhe të parët tanë! Lufta e tyre për liri, gjaku i dëshmorëve dhe historia fituese e një populli që nuk di ti dorëzohet së keqes ka qënë që në vegjëli arsye krenarie dhe motivimi! Nën shembullin dhe modelin e tyre duhet që të rinjtë e sotshëm të udhëhiqen nga parimet e vlerat kombëtare dhe humane”.

Postimi i plotë

LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË ATDHEUT

5 Maj – Pezë, Tiranë

Ata ranë, për të mos vdekur kurrë… dhe vërtet, kurrë nuk vdesin heronjtë e kombit! Përkujtojmë sot me nderim të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë, vepra e tyre na frymëzon! 5 Maji është referencë krenarie, është thirrje për të zgjuar vetëdijen kombëtare, është amanet për të ruajtur dhe dashur atdheun!

Nga Peza, vendi i orgjinës time, krahina martire që i dha Shqipërisë me qindra luftëtar në luftën për çlirim, aty ku prehen dhe të parët e mi që ranë për liri, them me bindje se DËSHMORËT JANË SHQIPËRIA!

Unë jam krenar për orgjinën time dhe të parët tanë! Lufta e tyre për liri, gjaku i dëshmorëve dhe historia fituese e një populli që nuk di ti dorëzohet së keqes ka qënë që në vegjëli arsye krenarie dhe motivimi! Nën shembullin dhe modelin e tyre duhet që të rinjtë e sotshëm të udhëhiqen nga parimet e vlerat kombëtare dhe humane!

SHKARKO APP