Pojana: Fëmijët duan shkollën, qeveria dërgon forcat speciale

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana, përmes një postimi në facebook, shkruan se forcat speciale ”Shqiponja”, kanë nxjerrë me forcë fëmijët që kërkojnë shkollën. ”Ky është kulmi! Fëmijët duan shkollë, ndërsa qeveria e drogës dërgon forcat speciale ”Shqiponja”, për ti nxjerrë jashtë. Arrogancë dhe dhunë, me fëmijët pasi babëzia e kësaj qeverie nuk ka limit”,-shkruan Pojana.

Ngjarja

Vijon protesta për shkollën Mengël të Elbasanit. Pavarësisht se në orën 14:00 do të zhvillohet tenderi i punimeve, banorët janë dyshues dhe mjaft të irrituar dhe as sot nuk kanë çuar fëmijët në shkollë. “S’ka ardhur askush të na shohë. Kujtohen vetëm për vota. Kryeministri ose ministrja duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Po tallen me ne”, thonë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxënësit sërish kanë hapur me forcë derën e shkollës dhe kanë hyrë brenda. Klasat kanë qenë bosh pasi është hequr baza materiale, për shkak se siç u tha do të nisnin punimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit. Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që Shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?