Pojana: Fryma e ndryshimit ndihet kudo, e ardhmja do t’i takojë angazhimit real për qytetarët
Kandidati i LSI për Tiranën Klevi Pojana i shoqëruar nga kandidatja Klajda Gjosha kanë shpërndarë sot programin e LSI në Njësinë 8.
“Në lagjet e vjetra të Tiranës, aty ku banesat karakteristike të qytetit po shuhen dita-ditës për t’ia lënë vendin monstrave shumëkatëshe të betonit.” Shkruan Pojana.
Ai shton se e ardhmja do t’i takojë angazhimit real për qytetarët.
Postimi:
Sot bashkë me Klajda Gjoshën dhe grupin e LSI&LRI njësia 8
Në lagjet e vjetra të Tiranës, aty ku banesat karakteristike të qytetit po shuhen dita-ditës për t’ia lënë vendin monstrave shumëkatëshe të betonit.
E ardhmja do t’i takojë angazhimit real për qytetarët.
Fryma e ndryshimit ndihet kudo.