Pojana: Klima e pafavorshme që ka instaluar keqqeverisja me politikat e saj klienteliste, i ka dhënë një hije të zezë ekonomisë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Klevi Pojana, duke marrë shkas nga një takim që zhvilloi në Ndroq të Tiranës, shprehet se klima e pafavorshme që ka instaluar keqqeverisja me politikat e saj klienteliste, i ka dhënë një hije të zezë ekonomisë në Ndroq dhe gjithë Shqipërinë.

“Në Ndroqin e njerëzve punëtorë, natyrës fantastike dhe klimës së mrekullueshme.

Këto 7 vite Ndroqi u la në harresë nga ‘Rilindja’.

📍Rruga Nroq-Plepa  vazhdon në gjendje skandaloze, premtimi për rindërtimin e plotë të saj mbeti një gënjeshtër më tepër në fondin e madh të mashtrimeve mavi, të cilët u mjaftuan thjesht dhe vetëm me mbushjen e disa gropave.

📍Me mijëra të rinj janë larguar nga ky vend fatastik, duke u përpjekur ta ndërtojnë larg të ardhmen e tyre.

📍Blegtoria dhe bujqësia nuk u mbështetën kurrë ashtu siç duhet.

Kujtoni premtimet e 2013 për fshatin nga Edi Rama dhe krahasojini me çfarë thotë sot, janë e njëjta gjë, pra kemi humbur 7 vite me shoë e propagandë boshe.

📍Shumë familje kanë pësuar dëmtime të banesave nga tërmeti i shtatorit dhe nëntorit fatkeq të vitit të shkuar.

U bë një vit dhe ende shteti si ka dhënë zgjidhje këtyre familjeve, por endet të prodhojë kronika fake për Bashkinë e Tiranës.

📍Thuajse zero investime të reja në biznes në këtë zonë.

Klima e pafavorshme që ka instaluar keqqeverisja me politikat e saj klienteliste, i ka dhënë një hije të zezë ekonomisë në Ndroq dhe gjithë Shqipërinë.

Në #25prill për të ndryshuar  këtë realitet të trishtë dhe për t’i kthyer shqiptarëve shpresën!”, shprehet Pojana.

https://www.facebook.com/pojanaklevi/posts/2682819071979873

 

SHKARKO APP