Pojana: Në dogana dasëm me vallen e Kukësit, trafikantët…

Arrestimi i 23 banorëve të Kukësit, ka nxitur një reagim të madh në opinionin publik. Politika nuk ka qëndruar e qetë, sidomos opozita e cila ka deklaruar qëndrimin krah çdo qytetari që ngreh zërin ndaj keqqeverisjen.

Nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana, ka reaguar në lidhje me terrorin që ka përfshirë 24 orët e fundit Kukësin dhe rrethinat e tij. Pojana e quan terrorin policisë nga Rama si frikë e revoltës popullore.

”Terrori policesk i Ramës është thjesht frika e tij nga revolta e një populli që po lëngon në varfëri cdo ditë e më shumë! Të gjithë shqiptarët janë në një mendje por duhet të bashkohemi në një aksion për të larguar Edi Ramën!”,-shkruan Pojana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai shkruan se në dogana po bëhet dasëm, pasi trafikantët po kalojnë me drogë. ”Sot që e gjithë policia po terrorizon qytetarët në Kukës di njeri të thotë ca po ndodh me kriminelët dhe trafikantët. Jam i sigurt që në dogana e kudo tjetër po bëhet dasëm me vallen e Kukësit sepse policia është fokusuar qëllimisht e gjitha diku tjetër!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?