Pojana: Nuk ndalet rinia, nuk ndalet shpresa. Urrejtje e frikshme për sektin e Rilindjes
Nënkryetari i LRI-së, njëherësh edhe kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Klevi Pojana, vijon takimet me qytetarët dhe këtë e ka treguar edhe përmes fotove të publikuara në rrjete sociale. Nga ana tjetër, ai thotë se rinia nuk ndalet.
”Çdo ditë pranë njerëzve të zakonshëm, pranë halleve dhe pranë shqetësimeve të tyre. Urrejtje e frikshme për sektin e Rilindjes. Energji e paparë për ekipin e ndryshimit. Nuk ndalet rinia, nuk ndalet shpresa”,-shkruan Pojana në facebook.