Pojana publikon videon: Aty ku ka varfëri nuk ka drejtësi. Të bëhemi pjesë e ndryshimit, për të ndezur shpresën

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në qarkun e Tiranës, Klevi Pojana, deklaron se aty ku ka varfëri nuk ka drejtësi, duke shtuar se shtresat në nevojë, komunitetet e margjinalizuara, jetimët, pensionistët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për një shtet të drejtë, për barazi, për dinjitet, për një të ardhme më të mirë.

Mesazhi i Pojanës

Aty ku ka varfëri nuk ka drejtësi.

Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi dhe mirëqenie sociale.

Në gjithë këto vite është bërë shumë pak për të luftuar varfërinë, për të luftuar pabarazinë dhe për të luftuar abuzimin.

Shtresat në nevojë, komunitetet e margjinalizuara, jetimët, pensionistët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për një shtet të drejtë, për barazi, për dinjitet, për një të ardhme më të mirë.

Të bëhemi pjesë e ndryshimit, me dashuri për Shqipërinë, për të ndezur shpresën.

SHKARKO APP